Labi fiton medalje për humanizëm, ia dedikon dikujt! (Foto)

Showbiz January 19, 2017 - 18:02

Labinot Tahiri është shpërblyer me medaljen për kontribut të dhënë në humanizëm.

Ky çmim i është ndarë atij nga Rinia Evropiane e Kosovës të cilët thanë se shembulli i Labit duhet të ndiqet nga gjeneratat e reja. 

Nga ana tjetër, Tahiri nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka shkruar se këtë medalje ia dedikon gjithë shqiptarëve.

“Këtë medalje ia dedikojë popullatës shqiptare të cilët treguan zemërgjerësinë dhe bujarinë që kanë mes njeri tjetrit.  Jam gjallë për ta treguar misionin e shqiptarëve se sa të lidhur jemi mes vete. Ata e dëshmuan në shumë raste vetën duke mbledhur në orë rekord shuma të cilat u deshnin për ti shëruar fëmijët tanë”, ka thënë ai.

Postim i plotë:

Faleminderit për shpërblimin.

Unë këtë medalje, ia dedikojë popullatës Shqiptare, të cilët treguan zemërgjersinë dhe bujarinë që kanë mes njeri tjetrit. Unë jam gjallë për ta treguar misionin e shqiptarëve se sa të lidhur jemi mes vete. Ata e dëshmuan në shumë raste vetën duke mbledhur në orë rekord shuma të cilat u deshnin për ti shëruar fëmijët tanë.

Ja që sot u shperbleva nga Shteti. Atë që kam në duart e mia, ajo i takon popullit tonë shqiptarë. Ju jeni më meritorët në çdo sfide të atdheut e të familjeve në nevojë.Ta vazhdojmë këtë rrugë, keshtu ishin të parët tanë. Falënderoj, Z. Avdullah Hasanin për ndarjen e këtij çmimi i cili është Presidenti i Rinise Evropiane. Z. Elmi Reçica, Deputet ne Parlamentin e Kosoves, me prezencën e tij, na nderoi të gjithëve si Ferizajas dhe qytetarë të këtij atdheu. Z. Reçica, më dhuroi nje Libër me vlerë, në të cilin shkruhet çdo intrigë e Serbise mbi popullatën shqiptare dhe mbi ato që nuk i mbarte kurrê UÇK-ja, për veq se vlerat e saj në luften për Liri.

Ky Libër mu dhurua për ta bartur çdoherë mesazhin tek të rinjët, se lufta e Uçk-së ishte e paster dhe ashtu do të mbetet. Po ashtu ishte nje takim me Z.Agim Aliun Deputet në Parlamentin e Kosoves të cilët na nderuan me pritjen e tyre miqësore.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image