Të famshme, të pasura, por të urryera!

Showbiz January 19, 2017 - 08:58

Jo rrallë ndodh që personalitetet e famshme janë shënjestër e njerëzve xhelozë. Nganjëherë paraqitet edhe urrejtja patologjike ndaj tyre, me apo pa meritë. Këto janë disa nga damat e famshme, të cilat urrehen më së shumti në publik, transmeton "Zeri".

Kontroversja Nicki Minaj ka një bazë tejet të dedikuar fansash, por gjithashtu një masë të madhe edhe të atyre që e urrejnë. Ata që e adhurojnë thonë se ajo është simbol i forcimit të femrave në mbarë botën, ndërsa për të tjerët nuk është e qartë muzika dhe imazhi i saj. Ata mendojnë se tekstet e këngëve të saj janë pa lidhje dhe të dëmshme për imazhin e femrave në mbarë botën.

Kris Jener shpesh është quajtur nënë e keqe dhe person i tmerrshëm. Prandaj në shoubiznes shpesh ka fituar titullin e mamasë më të urryer, ndërsa shumë bashkëpunëtorë e quajnë përtace, monotone dhe pijanece.

Dikur e adhuruara Miley Cyrus, tani është bërë njëra nga yjet më të urryer dhe më të irrituar në planet. Edhe pse publiku milionësh ende e adhuron, ka shumë të atillë që nuk e miratojnë stilin e saj të jetës, ahengjet e çmendura, ndërsa atë e quajnë vetjake, të shthurur dhe egoiste.

Narkomania, arrestimet dhe ekseset tjera vazhdimisht largojnë fansat e Lindsay Lohan, ndërsa përveç problemeve në fjalë, atë shpesh e përshkruajnë si përtace, të papërgjegjshme dhe arrogante.

Problemi më i madh i Khloe Kardashian, është se vazhdimisht mundohet të krahasohet me motrën e saj Kim, por kjo nuk i shkon për dore. Por urrejtjen më të madhe e ka fituar me sjelljen e saj në shoun “Keeping Up With The Kardashians”.

Paris Hilton pa dyshim se është kampion në listën e të famshmëve më të urryer. Është e përkëdhelur dhe e vrazhdë ndaj njerëzve që e rrethojnë, ndërsa karriera e saj “pornografike”, vetëm sa e ka rënduar këtë situatë. Ajo është njëra prej atyre që ka më shumë kritikë sesa adhurues./Zeri/.