Ndjehet e lënduar dhe e tradhtuar

Showbiz January 19, 2017 - 08:51

Ndarja e Bellas dhe Abelit nuk ishte dramatike, por natyrisht se ajo është e lënduar dhe e zemëruar që ai është futur aq shpejt në lidhje me Selenan, transmeton "Zeri".

Ish e dashura e këngëtarit The Weeknd’s, Bella Hadid, thuhet se ndjehet e “lënduar dhe e tradhtuar” nga romanca e tij e shpejtë me Selena Gomez. Javën që shkoi, The Weeknd (emri i vërtetë Abel Tesfaye), është parë duke u puthur me Selenan derisa po dilnin nga një klub nate në Los Anxhelos. Disa ditë më vonë, Bella e kishte fshirë Selenan nga “Instagrami”.

 “Ndarja e Bellas dhe Abelit nuk ishte dramatike, por natyrisht se ajo është e lënduar dhe e zemëruar që ai është futur aq shpejt në lidhje me Selenan”, ka deklaruar një burim, duke shtuar se ishte Bella ajo që i ka dhënë fund romancës vitin që shkoi. Në anën tjetër, burimet thonë se Selena nuk e ka shkelur “kodin e vajzave”, pasi ajo dhe Bella kurrë nuk kanë qenë shoqe të ngushta. “Selena e njeh Bellan përmes Taylor Swift, por ato kurrë nuk kanë qenë të afërta me njëra-tjetrën”, ka thënë një mik i Selenas. ai ka shtuar se Selena dhe The Weeknd janë njoftuar një vit më parë dhe se lidhja e tyre është e re dhe ende nuk ka diçka serioze. Bella gjatë vikendit të kaluar ka shtuar edhe dy tatuazhe në trupin e saj derisa në Nju-Jork po festonte datëlindjen e nënës së saj Yolanda Foster. Tani për tani nuk dihet kuptimi i këtyre tatuazheve por thuhet se mund të lidhen me statusin e saj të ri të dashurisë, por edhe me pjesëmarrjen e saj në shoun “Victoria’s Secret Fashion Show”./Zeri/.