Luftojnë kundër operimeve estetike

Showbiz January 19, 2017 - 08:49

 Kate Winslet, 38-vjeçare, është jo vetëm kundër kirurgjisë plastike, por ajo gjithashtu lufton kundër saj, transmeton "Zeri".

Në Hollywood shpesh ndodh që pamja është më e rëndësishme se talenti. Prandaj, kirurgjia plastike është shpesh e pranishme në mesin e artistëve. Megjithatë, jo të gjitha zonjat e famshme i janë nënshtruar këtij trendi. Këto aktore kanë vendosur për të lejuar natyrën të bëjë punën e vet dhe të plaken pa kirurgji plastike. Julia Roberts, 46-vjeçare, kurrë nuk kishte shkuar në ndonjë intervenim të kirurgjisë plastike edhe pse ajo është e vetëdijshme se nuk ka fytyrë “të përsosur”. “Fytyra jote tregon një histori dhe kjo nuk duhet të jetë vetëm një histori se keni qenë te kirurgu plastik”, tha ajo për revistën “Elle”.

Por, pavarësisht bindjeve të saj, mediet spekuluan se ajo ka bërë intervenime kirurgjike, sepse “një vështrim i tillë në moshën e saj është i dyshimtë”.

Kate Winslet, 38-vjeçare, është jo vetëm kundër kirurgjisë plastike, por ajo gjithashtu lufton kundër saj. Kate së bashku me mikeshat e saj, Ema Thompson dhe Rachel Weisz, kanë formuar një grup që lufton kundër kirurgjisë plastike. “Unë preferoj të jem një grua për të cilën flasin, ‘ajo duket e vjetër’, sesa të jem një grua për të cilën thonë, ‘ajo duket e ngurtësuar’. Unë jam një aktore, prandaj nuk dua të ngrijë fytyrën time”, tha Winslet./Zeri/.