Zbulon sa kalori konsumojnë modelet e 'Victoria’s Secret'

Showbiz January 18, 2017 - 09:24

Edhe pse jemi të sigurt se shumica këtë lajm do ta marrin me një dozë të skepticizmit, engjëllushja e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”, Taylor Hill, ka zbuluar se brenda ditës ajo konsumon deri në 3000 kalori, transmeton "Zeri.info".

Me dëshirën që të thyej mitin rreth dietave rigoroze të manekineve të famshme, bukuroshja 20-vjeçare për revistën “The Times”, është shprehur: “Një ditë para shout të madh të ‘Victoria’s Secret’, unë konsumoj hiç më pak se 3000 kalori. Nuk ka shanse që të dukeni kaq muskulore e mos të hani. Do të vdisnit”. Ajo më pas ka krahasuar veten dhe koleget e saj me sportistët: “Ne jemi si garuesit në olimpiadë. Jemi të fuqishëm”.

Ajo nuk është e vetmja manekine e cila praktikon një regjim të papritur të të ushqyerit.

Në të vërtetë, edhe supermodelja tjetër e famshme Bella Hadid thotë se çdo ditë kënaqet me djathë dhe pomfrit të pjekur në skarë, përcjell "Zeri.info".

“Ndoshta nuk besoni, por shujta ime e përditshme është djathi dhe pomfriti i pjekur në skarë. E pastaj kaloritë i zhduk me ushtrime”, kishte deklaruar Bella.

Duke marrë parasysh aktivitetet e mundimshme dhe ushtrimet me të cilat engjëllushet e mbajnë vijën e trupit, ndoshta Taylor edhe e thotë të vërtetën. /ZËRI/