E meritojnë titullin e prindërve të tmerrshëm!

Showbiz January 18, 2017 - 09:02

Vendimet e gabuara, lënia pas dore dhe shfrytëzimi.

Të gjitha këto gabime i kanë bërë disa nga prindërit e figurave të famshme.

Mamatë dhe baballarët që do t’i prezantojmë, i përcjell reputacioni i prindërve të keq, transmeton "Zeri.info".

Babai i këngëtares dhe aktores, Jessica Simpson, Joe, njihet për komentet më të papërshtatshme në llogari të pamjes së bijës së tij.

“Jessica kurrë nuk mundohet të duket seksi. Ajo thjesht është seksi. Është po aq seksi në një bluzë të thjeshtë apo në korsetë”, ka thënë ai, duke shokuar opinionin.

Mediet kanë shkruar se aktori i famshëm Tom Cruise e ka braktisur vajzën e tij Suri pasi ishte shkurorëzuar me gruan e tij Katie Holmes më 2012 dhe se vajza me muaj nuk e ka parë babanë e saj.

Tomi e kishte pranuar se ishte i zënë me xhirime dhe për këtë arsye nuk e ka takuar vajzën, por ka thënë se çdo ditë kanë folur në telefon, përcjell "Zeri.info".

Alec Baldwin dhe Kim Basinger kanë qenë në marrëdhënie tejet të këqija gjatë divorcit dhe në këtë mes është gjetur edhe vajza e tyre Ireland.

Në vitin 2007 kishte dalë në publik porosia telefonike të cilën aktori ia kishte lënë vajzës së tij, e cila në atë kohë ishte vetëm 11 vjeçe dhe në të cilën ai e kishte ofenduar, duke e quajtur edhe derr.

Një gjykatës ia kishte ndaluar atij përkohësisht që të kontaktojë me të bijën. Por tani janë në raporte të shkëlqyera. Chris Jenner njihet si një person sipërfaqësor dhe e pangopur, e cila ndaj vajzave të saj të famshme sillet më shumë si një motër sesa si një nënë.

Ajo vazhdimisht i inkurajon vajzat e saj që të pozojnë lakuriqe, ndërsa flitet se pikërisht ajo e ka publikuar edhe videon seksuale të vajzës së saj Kim, nga i cila ka fituar milionat.

Dina Lohanin e kanë quajtur si mamanë më të tmerrshme në Amerikë, para se gjithash për faktin se në atë kohë e merrte me vete në klubet e natës vajzën e mitur Lindsay Lohan.

Dhe kur aktorja e re ishte në problemet më të rënda me ligjin, alkoolin dhe drogën, ajo as që është munduar ta ndihmojë, sepse ishte e zënë me xhirime. /ZËRI/

 

Image

Image