Performanca e Bebe Rexhës në shoun e famshëm të Jimmy Fallon (Video)

Showbiz January 17, 2017 - 14:48

Bebe Rexha ka qenë sërish në emisionin më të ndjekur amerikan, "Tonight Show with Jimmy Fallon".

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka promovuar videoklipin e saj më të ri për këngën ‘I got you’.

Përveç kësaj, Bebe ka qenë edhe pjesë e një interviste që është transmetuar në emision, ku ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj e përditshme, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, Bebe ka zbuluar se data e publikimit të pjesës së parë të albumit të saj ‘All Your Fault’ është pikërisht 17 shkurti.