Adelina Ismaili rrëfen se kujt i tregoi për herë të parë se është shtatzënë

Showbiz January 17, 2017 - 13:04

Adelina Ismaili po kalon periudhën më unike të jetës së saj e detajet do i ndajë me ne, në një bisedë ekskluzive me revistawho.com.

Sigurisht që është e vështirë të mësohesh me idenë që një yll i skenës, një diva si ajo, që na ka lënë me gojë hapur që në ditën e parë në skenën e Festivalit të Këngës e më tej në çdo videoklip e shfaqje, sot përjeton atë që e quan emocionin më të bukur. Më e ëmbël se kurrë, Adelina është indiferente për gjithçka ka lidhje me famën, sukseset, lajmet…

Tanimë i gjithë universi i artistes vërtitet rreth një jete të re. Një bebe (që asaj i duket sikur e njeh pasi e ka parë në ëndërr) e ka ndryshuar përgjithmonë. “E kam parë ëndërr që në fillim. Fëmija im ka kaçurrela të zeza, sy të rrumbullakët, faqe të kuqe dhe është shumë energjik. Dua që të ketë sytë dhe qetësinë e Valit e gjallërinë dhe buzëqeshjen time”. Besojmë se kurrë më vonë ne nuk do të botojmë dot më një artikull si ky, sepse këto emocione do të mbeten për Adelina Ismailin të veçanta, të pazëvendësueshme. Ashtu si dita kur mësoi lajmin e bukur e kur me burrin e jetës qanin e qeshnin të dy si të çmendur nga lumturia. 

“Vali e kishte humbur (qesh). Nuk besonte. Ishte njeriu më i ëmbël në botë, ta shikoje në ato momente. Tani kur e kujtoj, si një fëmijë i vogël që i ke dhuruar gjithë botën”, – tregon e bukura Adelinë. 

Prej atij çasti, mendojnë çdo ditë 3-4 emra pa zgjedhur ende asnjë, bëjnë plane dhe ëndërrojnë, i blejnë rroba, lexojnë si duhet të jenë dy prindër të rinj, madje nuk lënë jashtë vëmendjes as bestytnitë e gjysheve. Veçanti si këto ne ju ftojmë t’i lexoni në këto rreshta, për të rinjohur një artiste të madhe e cila do të mbetet gjithnjë e tillë, por tani me një forcë tjetër.