Rrëfehet Vesa Luma: Po, jam arrestuar (Video)

Showbiz January 17, 2017 - 12:36

Këngëtarja kosovare, Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj reperi Big Basta me siguri po kalojnë një nga periudhat më të bukura të jetës duke qenë se prej muajsh janë prindër të vogëlushit Lian.

Ata të dy shfaqen mjaft sportivë në dalje publike dhe në rrjetet e tyre sociale çka na bën të besojmë se çifti shkon mjaft mirë me njëri tjetrin.

Vesa ka qenë  e ftuar në emisionin radiofonik “Hangover” të Roza Latit dhe kur kjo e fundit e ka pyetur nëse Vesa është arrestuar ndonjëherë nga policia ajo është përgjigjur “Po”.

Pasi ka pasur të qeshura lidhur më ketë, këngëtarja ka treguar se ajo ka qenë bashkë me Gerin (Big Basta) në Mal të Zi për koncert dhe madje policët e kanë pritur sa të mbarojë koncerti dhe i kanë përcjell sërish për në rajon.

Ajo nuk ka dhënë shumë shpjegime se cila ka qenë arsyeja por teksa e tregon historinë duke qeshur do të thotë se ka qenë diçka jo shumë serioze dhe pa dëme. /Blitz