Të lindura për të provokuar me zhveshje

Showbiz January 17, 2017 - 09:18

Disa të famshëm, në qendër të vëmendjes vendosin talentin e tyre, kurse disa të tjerë, paraqitjeve të tyre i japin konotacion skandaloz. Këto janë femrat më të shkathëta të provokimit në sferën publike globale, apo thënë shkurt yjet që gjithmonë shkaktojnë “skandale” duke u zhveshur vazhdimisht, transeton "Zeri.info".

Lily Allen kohët e fundit nuk ka të ndaluar duke e treguar gjoksin e saj, prandaj reputacionin e saj e venit disi për shkak të lakuriqësisë.

Cara Delevingne sigurisht se nuk i takon kategorisë së modeleve “mesatare” dhe më e rëndësishmja për të është që përveç stilit të mirë, të shprehë edhe shpirtin e saj “liridashës”. Ajo kohën e fundit është duke e tepruar me zhveshje.

Rihanna nuk e ka problem të zbulojë për publikun trupin dhe veset e saj, pasi të gjithë e kemi parë këngëtaren duke shijuar pushimet verore së bashku me shoqërinë e saj. Për të nuk është e pazakontë që gjatë ndarjes së çmimeve të muzikës  të shfaqet me veshje transparente dhe gjithmonë i këshillon të tjerët që të mos brengosen për mendimet e të tjerëve.

Nicki Minaj shumë shpejt ka kaluar nga një këngëtare me stil “shpërthyese”, në këngëtare e cila rrallë shihet e veshur. Disa nga këto paraqitje të saj komentohen si të papërshtatshme dhe pa shije, ndërsa të tjerëve, ajo iu shkon për shtati.

Coco, si një fenomen në shoubiznes, ngërthen në vetvete një “skandal”. I kushtohet vëmendje vetëm linjave të saj, pasi është pronare e një prej prapanicës më të famshme, por as dekolteja e saj nuk përfshihet në ato mesatare.

Jodie Marsh disi arrin që nga yjet që zhvishen në rrjetet sociale të jetë një nga më provokativet. Shumë do të pyesin veten ku është kuptimi i gjithë kësaj, por qëllimi i saj, tërheqja e shpejtë e vëmendjes, realizohet gjithmonë, kurse për të tjerat nuk shqetësohet. Lily Allen kohët e fundit nuk ka të ndalur duke e treguar gjoksin e saj, prandaj reputacionin e saj “e venit” disi për shkak të lakuriqësisë./Zeri/.