Marrin miliona në një dasmë

Showbiz January 17, 2017 - 09:16

Ikonat e muzikës ishin në qendër të vëmendjes në dasmën nëntë orëshe të Irena Kogan dhe Daniel Kenvey, që të dy 19-vjeçar, të cilët të shtunën janë martuar në hotelin luksoz “Landmark” të Londrës, transmeton "Zeri.info".

Mariah Carey dhe Sir Elton John janë paguar miliona dollarë për të kënduar në dasmën e martesës së vajzës së një miliarderi rus. Ikonat e muzikës ishin në qendër të vëmendjes në dasmën nëntë orëshe të Irena Kogan dhe Daniel Kenvey, që të dy 19-vjeçar, të cilët të shtunën janë martuar në hotelin luksoz “Landmark” të Londrës.

Dhe nuk është kursyer aspak nga gjyshi 65-vjeçar i Irenas, Valery Kogan, i cili është pronar i aeroportit të Moskës “Domodedovo Airport”, më i madhi në Evropën Lindore. Dhe sipas raportit të medieve angleze, vetëm Mariah është paguar 3 milionë dollarë, ndërsa John ka marrë 2.5 milionë dhe DJ Mark Ronson 1.5 milion. Këngëtarja është fotografuar të shtunën në hotel, e veshur me një fustan të zi dhe dekolte të thellë dhe dukej e lumtur para të pranishmëve pas paraqitjes së saj të parë që nga skandali në koncertin e Nju-Jorkut, ku kishte kënduar “playback”.

Në këtë dasmë, Mariah ka kënduar disa nga hitet e saj më të mëdha, ndërsa përveç të sapomartuarve, të kënaqur ishin edhe qindra të ftuar. Edhe Elton John në këtë dasmë ka kënduar 12 hitet e tij më të mëdha. Dhe nusja për asnjë moment nuk është ulur por ka vallëzuar përkrah tingujve të muzikës së yjeve të saj të preferuar, ndërsa një fjalim përshëndetës, ka mbajtur edhe aktori Antonio Banderas./Zeri/.