Si i mbulojnë të metat e tyre bukuroshet e Hollivudit?

Showbiz January 12, 2017 - 09:15

Jo të gjithë aktorët e Hollivudit krenohen me bukuri të përsosur, por ata janë në avantazh sepse për pamjen e tyre kujdeset një ekip i tërë i profesionistëve.

Kur ecin në qilim të kuq duken të përsosur dhe ja cilat truqe i përdorin për të mbuluar disa nga mangësitë e tyre, transmeton "Zeri.info".

Tipari dallues i aktores së zjarrtë Penelope Cruz janë flokët plot gjallëri dhe të shndritshme.

Megjithatë, në raste të veçanta edhe ajo përdor përmirësime. Falë ofertave të mëdha në treg tani edhe ju mund të përdorni implantet për të bërë flokët tuaj më të gjatë dhe të trashë.

Lehtësisht vendosen dhe duken plotësisht natyrale. Për biondinat lidhen shumë anekdota. Thuhet se ato bëjnë jetë më të kënaqshme sesa gratë e tjera dhe shumë studime kanë treguar se meshkujt çmenden pas tyre.

Shembulli më i mirë i këtij argumenti është Samantha e famshme nga “Sex and the City”, të cilin e luan Kim Cattrall, përcjell "Zeri.info".

Shumë gra e kanë zili për ngjyrën e mahnitshme të flokëve së saj, të cilat njëkohësisht e bëjnë atë të butë dhe tërheqëse. Truku është te flokët diskrete ngjyrë mjalti, të cilat fytyrën e bëjnë të duket më e re.

Julia Roberts është kaçurrelja më e famshme e Hollivudit. Pavarësisht nga ajo se nuk i ka linjat perfekte të fytyrës, ajo ende konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë.

Parukierët me famë botërore e kanë kuptuar se më së miri për të është që të bartë kaçurrelat anash, sepse ashtu arrihet harmonia mes ballit të saj të lartë dhe fytyrës së ngushtë.

Ky stil i flokëve sjell në pah sytë dhe gojën. Nëse ju keni një problem të ngjashëm, largoni kaçurrelet nga fytyra.

Jennifer Lopez është e suksesshme dhe e talentuar. Këndon, vallëzon dhe aktron dhe pamjen e saj e kanë zili shumë kolege të saj.

Përveç prapanicës mahnitëse, ajo ka edhe një tjetër sekret - pamjen.

Grimerët profesionalë thonë se për pamjen e saj seksi më meritoret janë vetullat e saj të përkryera.

Është e rëndësishme për të përcaktuar formën ideale të vetullave dhe në qoftë se nuk dini si ta bëni vetë, atëherë kërkoni këshilla nga ekspertët. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image