Këngëtarja shqiptare në ballinën e revistës ‘People’ (Foto)

Showbiz January 11, 2017 - 17:04

Fituesja e festivalit të këngës, Linda Halimi, sukseset e vitit që lam pas duket se po i vazhdon edhe këtë vit biles duke u zgjeruar edhe territorialisht.

Ajo ditën e sotme na njoftoi të gjithëve se do të jetë në ballinën e revistës prestigjioze ‘People’ edhe atë krah për krah Oprah Winfrey.

Linda siç duket do të flasë për transformimin trupor të saj i cili padyshim se do të jetë modeli ideal për secilën femër.

Saga e publicitetit të saj nuk mbaron me kaq pasi që ajo do të jetë pjesë edhe emisionit të mëngjesit ‘Good Mornin America’ i cili transmetohet në ABC TV.

Në shoun në fjalë Linda do të flasë pikërisht për prezencën e saj në magazinën ‘People’ teksa ka njoftuar edhe shqiptarët për orarin e sakt që të mund ta ndjekin atë në kohë reale. /Prive

Image