Arilena ia dedikon çmimin Ergi Dinit: Për ty ëngjëll që s’do ta prekësh kurrë më këtë skenë magjike

Showbiz December 10, 2016 - 23:15

“Balada më e mirë” e këtij viti në “Kënga Magjike” është shpallur “Nëntori” nga Arilena Ara, transmeton Telegrafi.

Producenti i festivalit Ardit Gjebrea ia dorëzoi këngëtares 18 vjeçare këtë çmim, e cila u ndje shumë e lumtur për vlerësimin nga artistët.

Pas falenderimeve për autorët e këngës, këngëtarja ka emocionuar të gjithë me edeikimin e saj, duke deklaruar se këtë çmim ia dedikon mikut të saj të ngushtë, të ndjerit tashmë Ergi Dinit.

“Këtë çmim ia dedikoj në veçanti një ëngjëlli që nuk do ta prekë kurrë më këtë skenë magjike. Për ty Ergi”, ka thënë Arilena. /Telegrafi/