Blerim Destani me tjetër sukses në skenën ndërkombëtare! (Foto)

Showbiz December 10, 2016 - 16:30

Aktori i mirënjohur shqiptar, Blerim Destani, përpos sukseseve me filmat e ri anash nuk po i mbeten as prodhimet e dikurshme.

Bëhet fjalë për filmin ‘Dossier K’ të prodhuar në vitin 2009 me të cilin Destani do të ndihet krenar përsëri.

Sipas një postimi nga ana e aktorit në profilin e tij në Instagram filmi në fjalë ditën e nesërme pritet të transmetohet në njërin prej televizioneve më të njohura në gjermani, ZDF Neo.

E për këtë duhet të ndihemi krenar të gjithë shqiptarët pasi filmi në fjalë në vete përpos, Blerimit, ka edhe disa aktorë tjerë shqiptarë gjë që shënon një tjetër sukses në këtë sferë. 

Image