Era vs Dua: Për kë do të votoni? (Video)

Showbiz December 08, 2016 - 22:26

Era Istrefi dhe Dua Lipa përballë njëra-tjetrës në garën për më të mirën e Evropës.

Ceremonia për këngëtarin më të mirë sipas publikut do të mbahet më 11 janar, 2017 në Holandë dhe tani këngëtarja ka kërkuar votën e fansave të saj për garën në të cilën do të përballet me këngëtaren tjetër me prejardhje shqiptare Dua Lipa.

“Sa prej jush doni të më shihni si fituese e çmimit të publikut në EBBA më 11 janar? Nëse po, votoni për mua tani këtu: https://www.europeanborderbreakersawards.eu/en/vote/ ”, ka shkruar Era në një postim.

Publiku ka mundësinë të votojë për të preferuarin deri më datën 23 dhjetor.