Jennifer Lopez një femër fatale në mbështetje të Hillary Clinton

Showbiz October 25, 2016 - 23:00

Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez i bashkohet grupit në përkrahje të ish- sekretares të SHBA-së, Hillary Clinton.

Lopze të shtunën do të mbajë një koncert në mbështetje të kandidates demokrate, Hillary Cliton që do të mbahet në Miami.

Sipas mediave amerikane, koncerti do të jetë falas, ata të gjitha ata që do të përcjellin koncertin e këngëtares,së pari duhet të bëjnë një vizitë në zyrat e fushatës së kandidates.

Ndryshe, diva e muzikës, Jennifer Lopez i bashkohet yjeve të tjerë, përfshirë Jon Bon, Jay Z dhe Katy Perry, të cilët këta të fundit do të mbajnë koncerte në favor të Hillary Clinton. /ZERI/