Kjo gjë ndodh shumë rrallë për Noizy-n

Showbiz October 25, 2016 - 18:09

Reperi Noizy ka qenë mjaft i angazhuar në koncerte dhe evente të ndryshme gjatë sezonit veror, por edhe tani.

Ai dhe shumë këngëtarë të tjerë, duke u fokusuar te puna, gjumin nuk e kanë diçka parësore, por e lënë në plan të fundit. Kjo ndodh pasi shpeshherë nuk kanë kohë dhe përveçse flenë vonë, ka raste që nuk flenë fare për shkak të angazhimeve.

Ndryshe nga netët e tjera, kur Noizy shihet duke kërcyer e kënduar gjatë gjithë natës, mbrëmjen e djeshme ai ka postuar një foto në Snapchat përpara se të flejë. Ora rezulton rreth 23:00 dhe ai shkruan: “Nata e parë pas një kohe të gjatë që po fle shpejt”.

Zakonisht pas orës 23:00 fillojnë netët “e çmendura” të Noizy-t,  ndërsa mbrëmë ka qenë koha e duhur për t’u relaksuar./Blitz.al/

Image