Ledri, Nora dhe Era nuk janë vetëm kolegë në muzikë, kjo është marrëdhënia e tyre e vërtetë (Foto)

Showbiz October 25, 2016 - 10:38

Reperi Ledri Vula momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së tij më të fundit, “A jena mirë”.

Pas arritjeve që korri gjatë sezonit të kaluar me “Kings” si dhe me bashkëpunimet tejet të bujshme me Flori Mumajesin, Ledri duket se ju rikthye rutinës së vetë të këngëve me këtë publikim.

Mirëpo, siç edhe mund të kuptohet, artistët nuk janë pa miq si në jetën e përditshme ashtu edhe në karrierën muzikore.

Sigurisht që disa kolegë janë më specialë se sa të tjerë duke qenë mbështetës të mirë të njëri tjetrit.

Nora dhe Era Istrefi duket se kanë një raport të shkëlqyer me reperin Vula.

Të dyja motrat kanë shpërndarë këngën e re të Ledrit në profilet e tyre në Instagram për të treguar kështu suport ndaj mikut të tyre.

Deri këtu, gjithçka është krejt normale dhe e zakonshme.

Por ajo që na ka rënë në sy ne të Blitz.al, është mënyra se si Ledri i ka falënderuar të dyja motrat.

Ai ka përdorur dy ‘nofka’ ledhatuese si për Norën ashtu edhe për Erën.

“Faleminderit Erjanë” – ka shkruar Ledri tek profili i Erës ndërkohë që tek Nora ka shkruar: “Faleminderit Norki”.

Image

Image