Kur yjet “shkretojnë” me deklaratat e tyre

Showbiz October 25, 2016 - 08:21

Mediet përcjellin çdo hap të personaliteteve të famshme, prandaj është logjike që të reagojnë bujshëm ndaj secilës deklaratë të tyre të pamenduar mirë. Pavarësisht kësaj, disa prej tyre ende si duket nuk e kanë kuptuar se vazhdimisht gjenden nën llupën e publikut dhe flasin gjëra të kota, transmeton "Zeri".

Justin Bieber është turpëruar disa herë gjatë jetës së tij, por njëra nga deklaratat e tij më të marra është pas vizitës në muzeun “Anna Frank”. “Anna ishte një vajzë e mirë! Shpresoj që edhe ajo të ketë qenë një Beliber (siç quhen fansat e tij)”. Kjo deklaratë vetëm tregon se sa i paditur është ai rreth Anna Frank-ut.

Aktorja Reese Witherspoon ishte dukur tejet qesharake kur policit që e kishte ndalur për vozitje në gjendje të dehur, si mbrojtje të saj i kishte thënë “Unë jam qytetare amerikane!”. Se a ka qenë kjo aktore amerikane aq e dehur sa nuk e ka ditur që shtetësia amerikane nuk të jep imunitet ndaj arrestimit, nuk e dimë, por kamerat e kanë regjistruar këtë budallallëk të saj.

“Kur i shoh ata fëmijët e varfër dhe të uritur në televizor nuk mund të përmbahem nga lotët. Mendoj se do të dëshiroja edhe unë të dukem ashtu thatanike, por pa ato mizat dhe vdekjet dhe gjërave të tilla përreth”, kishte deklaruar Mariah Carey. A është kjo e mundur? Ajo mund të hyjë në historinë e komenteve të bëra në mënyrë më të keqe të mundshme.

“Kam rastin që të udhëtoj në shumë vende përtej deteve, siç është Kanadaja!”, kishte deklaruar Britey Spears. Kjo është dëshmi se këngëtarja nuk e ka kryer as shkollën e mesme, pasi Kanadaja është fqinji i parë i Amerikës.

“Sa është interesant ky Festivali i Filmit në Kanë. A e dini se ku do të mbahet sivjet ky festival?”, kishte pyetur vite më parë këngëtarja Christina Aguilera. Duket se ajo nuk qëndron mirë as me gjeografinë, as me festivalet e filmit./Zeri/.