Hap restorant të pazakontë

Showbiz October 22, 2016 - 09:57

Aktorja Scarlett Johansson ka hapur një restorant të pazakontë ku do të shërbehen vetëm kokoshkat. Ajo së shpejti do të hapë një restorant në Paris me bashkëshortin e saj Romain Dauriac.

Restoranti do të quhet ‘Jummy Pop’, ndërsa edhe vetë aktorja kohë pas kohe do të punojë atje. Në këtë restorant do të shërbehen vetëm kokoshkat të cilat do të shërbehen me kërpudha tartuf, dredhëza, shllig dhe djathë parmezan.

“Idenë për restorant e kemi marrë nga fakti se jam adhuruese e madhe e kokoshkave”, ka thënë Scarlett. Aktorja tashmë disa vite jeton në Paris, ndërsa këtë vit ka gjetur veten në listën e aktoreve më të paguara, me një fitim prej rreth 30 milionë dollarë gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, prandaj nuk e ka të vështirë të investojë./ZERI