Shkëlqimi i Dafina Zeqirit në mes të New York-ut (Foto)

Showbiz September 30, 2016 - 22:41

Dafina Zeqiri është një nga ato artistet që filloi gjithçka me muzikën por që nuk kalon asnjë ditë pa treguar edhe talentet e tjera të saj.

E këtu pa dyshim flasim për aftësitë e saj prej një supermodeleje të vërtetë.

Këtë e dëshmojnë më së miri fotografitë dhe ‘mini sesionet fotografike’ të sajat, që të lënë përshtypjen se janë krijuar posaçërisht për magazinat prestigjioze të modës, shkruan ORAinfo.

Kështu të paktën duket në fotografitë e fundit në publikuara në IG-në e këngëtares.

E kombinuar me peizazhin e bukur njujorkez, bukuria dhe qëndrimi natyral i saj edhe një herë tjetër të bëjnë për vete.

Përndryshe, Duffy E së fundmi sjelli, tashmë hitin “NA”, projekt në bashkëpunim me rap grupin nga Prishtina, KAOS. /ORAinfo