Lojërat erotike të Dua Lipës me shefin seksi të kuzhinës

Showbiz September 28, 2016 - 18:26

Fotografët kanë gjetur në portretin e tij shëmbëlltyrën e gjallë të këngëtarit të rock-ut dhe aktorit legjendë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Elvis Presley.

Fjala është për të dashurin e këngëtares shqiptare Dua Lipa, modelin e njohur britanik Isaac Carew, i cili njëkohësisht njihet shef i famshëm kuzhine. Këngëtarja 21 vjeçare nga Kosova që jeton në Londër (Angli), Dua Lipa, së fundmi ka pushtuar mediat, jo vetëm me suksesin e këngëve si “New Love”, “Hotter Than Hell”, etj, por edhe me pamjen ujë e sapun.

Artistja, e cila dha koncerte në Tiranë e Prishtinë, shoqërohej nga i dashuri i saj, modelin Carew. Fotot e tyre nga momentet që kalojnë bashkë, i ka postuar këngëtarja në rrjetet sociale, ku komentohet për lojrat e tyre erotike pas asnjë kompleks e tabu. Mënyra si çifti i dashuruar realizojnë fotot intime ku bien në sy lojrat me gjuhë, i ka bërë të dallojnë nga të tjerët.

Por më shumë sesa model Isaac është një shef i famshëm kuzhine. I dashuri i saj shquhet për linjat prej atleti të fizikut dhe gjatësinë 1.88. Ndërsa Dua, e bija e një muzikanti rroku, nisi karrierën si modele në Angli në moshën 16 vjeçare, kur bëri përshtypje me zërin e veçantë që në moshën 14 vjeçare.