Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi befasojnë me këngën e re (video)

Showbiz September 27, 2016 - 17:00

Ledri Vula ka publikuar pak minuta më parë këngën e tij më të fundit.

Kësaj here rreperi ka ardhë ndryshe, pasi nuk ka zgjedhur të tregojë histori nga jeta e tij por i ka kushtuar këngë yllit të Barcelonës, Lionel Messit.

Ledri ka bashkëpunuar me Lumi B, Gjiko dhe Skerdin për projektin e quajtur “Messi”.

Megjithëse larg futbollit këngëtarët kanë zgjedhur një mënyrë interesante për të treguar se “t’a bëjnë lojën më mirë se Messi.”