‘Invisible Light Agency’ pjesë e festivalit ‘Sofa Street Fair’

Showbiz September 11, 2016 - 18:13

Këngëtarja shqiptare Eldita Tarani, së bashku me bendin e saj “Invisible Light Agency”, do të performojnë në festivalin “Sofa Street Fair”, që do të mbahet në Kaliforni  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të dytë.

Ky festival, ka për qëllim që të sjell muzikën më të mirë lokale, regjionale e nacionale në të cilin do të performojnë “live”, artist të ndryshëm, përcjell "Zeri.info".

E këtë vit pjesë e këtij festivali është edhe grupi “Invisible Light Agency”, që vokaliste dhe autore kryesore ka këngëtaren shqiptare Eldita Tarani, përcjell “Zeri.info”.

Image