Edhe një kosovare në MTV (VIDEO)

Showbiz August 25, 2016 - 23:07

Dafina Kastrati është një këngëtare me prejardhje nga Kosova dhe duket se fati po del në anën e saj.

Dafina ka publikuar me datë 4 gusht këngën e saj “Shot Calling”, me çka ka arrit të hyjë në top listën muzikore të kanalit të madh gjerman MTV.

Si edhe tek rasti i hit këngës “BonBon” të Era Istrefit, kënga e Dafinës “Shot Calling” është punuar nga një ekip që në përbërje ka edhe shqiptarë.

LEXO EDHE: Kylie i 'kundërpërgjigjet' Kimit - i ekspozon të pasmet e veta (Foto)

Producenti i njohur nga Prishtina, Florent Boshnjaku ka shkruar në Facebook se ndihet i lumtur që është pjesë e këtij ekipi dhe që kënga tashmë ka dalë në MTV.