Dokumentar për Dua Lipën (Video)

Showbiz August 24, 2016 - 23:26

Dua Lipa ka paralajmëruar publikimin e filmi të shkurtër dokumentar që flet për jetën e këngtare.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Dua përmes një videomateriali të publikuar në llogarinë personale në Facebook.

Gjithashtu këngëtarja ka bërë të ditur se se ky film do të publikohet më 31 gusht të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Filmin është duke e realizuar “NPRmusic” dhe zbulon se si këngëtarja është shndërruar në pop sensacion britanik brenda dy dite.

LEXO EDHE: Bleona i fsheh vitet - Ja kush ia zbulon... (Foto)

Në këtë video, këngëtarja e re e cila është bërë e njohur në mbarë botën, për zërin e saj, paraqitet duke kënduar nën shoqërimin e një instrumentisti i cili luan me kitarë në prapavijë.

Ky paralajmërim është mirëpritur nga fansat e saj, të cilët vetëm disa minuta pas publikimit të kësaj videoje, kanë vërshuar me komente pozitive dhe admiruese për këngëtaren.