Kënaquni me kampingun veror nga Orkestra e të Rinjve të Kosovës

Showbiz August 24, 2016 - 15:51

Orkestra e të Rinjve të Kosovës – Kosovo Youth Orchestra që nga themelimi i saj në vitin 2009, ka organizuar koncerte të shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit: Kosovë, Shqipëri, Itali, Zvicër etj.

Ndërsa për herë të dytë me radhë organizon kampingun verorë (Rugovë) ku për një javë rresht grumbullon muzicient (Instrumentist) nga të gjitha trojet shqiptare,  me prova intensive dhe  masterclass me klarinetistet-solistet e njohur nga Gjermania Irith Gabriely dhe atë kosovarë Lulzim Bucaliu që jeton dhe vepron poashtu në Gjermani.

Kampingu i sivjetmë grumbullon rreth 50 instrumentist nga të gjitha vendet e Kosovës, Shqipërisë, Preshevës, Bujanocit dhe Maqedonisë. Si çdo vit KYO fton instrumentist të ndryshëm nga Evropa, mirëpo këtë vit është pak më ndryshe dhe e veçantë sepse është Irith Gabriely, një mjeshtre e muzikës më pak të njohur në vendin tonë “Kleizmer Music”.

Instrumentistët në veçanti klarinetistët do të kenë rast që të punojnë për një javë rresht me këta dy emra të shquar, ku do të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi si nga ana teknike dhe ajo muzikore.

Një pjesë e programit përveç asaj shqiptare, i takon muzikës Kleizmer ku në mesin e shumë kompozitorëve, janë Mischa Michaelofi dhe vet klarinetistja Irith Gabriely. Në program gjithsesi nuk do të mungojnë as kompozitorët e njohur botërorë siç është Vittorio Monti – Czardas, vepër e cila do të interpretohet nga violinisti i ri nga Kosova Eldi Hana.

Si çdo herë falënderojmë mikun e KYO-se z.Lukas Grainer nga Zvicrra, për përkrahjen e vazhdueshme që i bënë kësaj Orkestre për vite me radhë, ku pa ndihmën e tij do të ishte pothuajse i pamundur jo vetëm realizimi i këtij kampingu!

Ky koncert i cili do të mbahet me datë 28.08.2016 në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit nga ora 18:00, do të dirigjohet nga Kushtrim Gashi dhe Hajrullah Syla.

Jeni të mirëseardhur!   

 

Image
Image
Image