E vranë romantikën: marrëveshjet paramartesore të cilat të rrëqethin

Showbiz August 24, 2016 - 08:41

Duke marrë parasysh numrin e divorceve dhe martesave të shkurtra në Hollivud, nuk është për t’u çuditur që çiftet e famshme shpesh duan të sigurojnë çdo detaj me kontratë paramartesore. Pak para se të martoheshin, flitej se Jessica Biel dhe Justin Timberlake kishin nënshkruar një para-kontratë, e cila parashihte që aktorja do të fitoj nga gjysmë milioni dollarë për çdo vit martese në rast se këngëtari e tradhton.

Arsyeja e frikës së saj ishte se Justin tashmë e kishte tradhtuar me aktoren Olivia Moon në fillim të karrierës. Khloe Kardashian në kontratën e saj paramartesore me Lamar Odom, kishte kërkesa të shumta. Mes tjerash, në rast të divorcit ka kërkuar 500 mijë dollarë për secilin vit të martesës, 5000 dollarë në muaj për rroba, 1000 dollarë për tretmanë kozmetike si dhe biletat për ndeshjet e ekipit “L.A Lakers” për tërë familjen e saj. Këngëtari Keith Urban me vite ka luftuar me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit, ndërsa në prag të martesës me aktoren Nicole Kidman, tabloidet kanë shkruar se çifti ka nënshkruar kontratë paramartesore në të cilën thuhet martesa anulohet nëse Urban sërish futet në telashet e drogës.

Kontrata mes Charlie Sheen dhe Brooke Mueller ishte plot 60 faqe dhe kishte plot kërkesa të çmendura. Brooke ka fituar 500 mijë dollarë vetëm duke thënë fjalën ‘po’, ndërsa në rast divorci, ajo do të fitonte nga 300 mijë dollarë për secilin vit, 100 mijë dollarë për zhvendosje dhe një veturë luksoze. Kontrata paramartesore mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, (martesa mes tyre s’ka ndodhur kurrë), ishte më e çmendura në Hollivud.

Këngëtarja në kontratë ka futur klauzolën e tradhtisë, në të cilën thuhej se asaj do t’i takoj gjysma e pasurisë së Ben-it, nëse e tradhton. Në anën tjetër, aktori përmes kontratës është siguruar që të ‘ketë së paku katër herë në javë seks’. Po ashtu, atij do t’i takon 5 milionë dollarë nga pasuria e Jennifer, sapo të thoshte “Po”-në përfundimtare. Por pak para martesës, çifti e kishte prishur fejesën.