Donte të ishte djalë!

Showbiz August 24, 2016 - 08:40

Irina Shayk dikur dëshironte të ishte djalë. Modelja 30-vjeçe, e cila është në romancë me aktorin Bradley Cooper, nuk mendonte se ajo ishte mjaftueshëm e bukur si adoleshente dhe ishte e bindur se asnjë mashkull nuk do ta pëlqente. “Kam lindur dhe jam rritur në një fshat të vogël dhe nuk mendoja se isha shumë e bukur.

Në moshën 14-vjeçe, do të jepja njërën dorë për të qenë një djalë. Mendoja se isha e tmerrshme dhe askush nuk do të më pëlqente”, ka rrëfyer ajo. Por tani Irina një modele shumë e kërkuar, edhe pse kurrë nuk do ta harroj fillimin e tmerrshëm të karrierës, duke kujtuar se sa e turpëruar ishte ndjerë gjatë udhëtimit të saj të parë në Paris. “Kurrë nuk kam udhëtuar me avion para se t’i mbushja 19 vite. Isha 20-vjeçe dhe nuk kisha çfarë të vishja dhe asgjë për të ngrënë. E mbaj mend se sa e turpëruar ndjehesha përballë modeleve tjera shkaku i veshje sime”, ka shtuar ajo.

Edhe pse ishte e rrethuar nga disa prej supermodeleve më të bukura në botë, Irina thotë se kurrë nuk është tërhequr nga ndonjë femër tjetër. “Nuk ka shans. Unë jam ruse. Preferoj meshkujt, diamantet dhe kaviarin”, ka shtuar ajo. Ajo e ka pranuar se është e tmerrshme në përdorimin e grimit dhe insiston se sa më pak grim, aq më mirë është. E sa i përket veshjes, ajo insiston se e pëlqen të vishet sa më provokuese.