Kur propozimet për martesë bëhen në mënyrë të çuditshme

Showbiz July 30, 2016 - 09:39

Cilën mënyrë do të preferonit që i dashuri juaj t’ju kërkonte të martoheshit, ju pëlqen unaza klasike dhe propozimi në gjunjë. Ndërsa traditat sa vijnë e ndryshojnë me kohën, shumë njerëz janë në kërkim të diçkaje më kreative dhe interneti është protagonisti kryesor thuajse gjithmonë. Nga unaza brenda pjatës me patate e deri te propozimet e shkurtra me SMS.

Ja disa prej propozimeve më të çuditshme të yjeve të famshme për t’u martuar. Bukuroshja Megan Fox dhe bashkëshorti i saj, Brian Austin Green, lidhen kurorë fshehurazi në një plazh përrallor në ishujt Hawai. Por në momentin që duhej të vendoste në gisht unazën pas “Po”-së i është dashur të lodhej dy orë për ta gjetur pasi pa dashje Brian-it i ra në rërë.

Image

Gjithsesi në fund e gjetën. I dashuri i aktores dhe këngëtares Jessica Simpson, Eric Johnson, i bëri një propozim shumë të çuditshëm të dashurës së tij, pasi për shumë ditë kishte menduar për të gjetur ndonjë mënyrë të veçantë për këtë ditë kaq speciale. Për disa javë me radhë ai e fshehu unazën me rubin në një prej këpucëve të saj në mënyrë që ajo të mos e zbulonte. Kur erdhi momenti i duhur ai i kërkoi dorën i ulur në gjunjë. 

Ashtu siç e kërkon tradita. Bashkëshorti i Tori Spelling, Dean McDermott, me ndihmën e motrës së tij zbukuroi një mori bredhash me drita shumëngjyrëshe dhe i vendosi në qendër të një lugine në fermën e tij. Në mes kishte vendosur një tavolinë të rregulluar bukur.

Dean e çoi Tori-n në këtë vend përrallor të hipur mbi kalë dhe i kërkoi të martohej me të. Kur Brad Pitt i kërkoi te martoheshin vite me parë Jennifer Aniston nuk e kishte menduar se do të gjente një mënyrë kaq origjinale. Brad e kishte vendosur unazën e fejesës brenda pjatës me patate të skuqura që është ushqimi i preferuar i saj./Zeri/