Zhvillime të pa pritura ndodhën mbrëm mes Morenës e Dafinës (FOTO)

Showbiz July 28, 2016 - 19:05

Të dyja bashkë në media, vend kanë zënë kryesisht për dukjen e njejtë. Fillimisht u tha se Dafina ‘kopjoi’ Morenën me stilin e shkurtër të flokëve.

Së fundmi, befasuan me grimin, dukjen e paruken e njejtë në një interval kohor prej pak ditësh.

Por, me gjithë raportimet dhe ‘rivalitetin’ në ajër të krijuar si përshtypje nga mediat, duket se Dafina Zeqiri dhe Morena Taraku kanë konsoliduar një miqësi të fortë.

Mbrëmë vonë, para se këngëtarja të nis koncertin në Ferizaj, dy bukuroshet janë takuar me njëra-tjetrën duke kaluar kohë të mirë së bashku.

Ka qenë Morena ajo që nuk ka shkuar duarthatë por me dy palë atlete për Dafinën që e ka falemnderuar shoqen e saj ‘më të ëmbël’ për befasinë. /Prive.al

Image