Biletat për koncertin e Dua Lipës dalin në treg të shtunën

Showbiz July 27, 2016 - 19:10

Koncerti i Dua Lipës në Prishtine pritet të jetë koncerti më i veçantë deri më tash, jo pse Dua do të jetë në shtëpi të vet, por për shkak të qëllimit të këtij organizimi.

Biletat do të dalin në shitje prej datës 30 korrik, ditë e shtunë në të gjithë Kosovën, njoftojnë organizatorët.

100% e të hyrave nga biletat e shitura do të shkojnë për Sunny Hill Foundation.

LEXO EDHE: Ende s’ka bileta për koncertin e Dua Lipës, kjo është arsyeja

Koncerti do të mbahet në parkun e Gërmisë më 9 gusht prej orës 19:00.

Në koncert do të performojnë : Mc Kresha, Lyrical Son dhe Dj Gamble.

Sunny Hill Foundation është fondacion i krijuar nga Dua Lipa me qëllim për të kontribuar dhe ndihmuar Prishtinën dhe Kosovën në çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me artin dhe kulturën në vend.

Të gjitha të hyrat e këtij koncerti që besohet të jetë më i madhi deri më sot në Kosovë, do të shkojnë në Sunny Hill Foundation gjë që e bën edhe më të fuqishëm këtë koncert.

Ky është mesazhi i Duas postuar në faqen e saj zyrtare në Instagram kushtuar koncertit dhe përkrahësve të tij:

 

 

Sunny Hill Foundation is a charity I've created that focuses on helping the Kosovan society in different aspects, especially in arts and culture. I just want to say a big thank you to organizers and supporters that are doing outmost for my Prishtina Concert and at the same time helping Sunny Hill Foundation where 100% of the earnings on ticket sales from the Prishtina show will go to the charity . 
I am so happy that you are supporting the idea of this foundation. Thank you to all volunteers in Prishtina. You guys are looking awesome🔥
I know that Prishtina and Kosova will always be with me. I can hardly wait to be with you and have fun together. The fact that this concert is the beginning of my Foundation that will take care of many young people especially in Arts and Culture makes me very very happy!❤❤❤ I’ll see you all very very soon.
 Love you SHUUUUUME.
 Dua #SunnyHillFoundation @republikaagency --------------- Faleminderit krejtve, organizatoreve dhe perkrahesve qe e kane bo te mundshme organizimin e koncertit e ne te njejten kohe jane duke ndihmuar Fondacionin Sunny Hill. Ju jam shume e lumtur qe e keni perkrahe kete ide. Faleminderit nga zemra vullnetareve qe po doken shume bukur. E di qe Kosova e Prishtina gjithmone jane me mu, kudo qe shkoj. Mezi po pres me ardh n’vendim tem edhe mu knaq shume n’koncert, e kete kenaqsi e bon shume ma te madhe fakti qe ky koncert ne te ardhmen ka me ju ndihmu artin dhe kulturen ne Prishtine dhe Kosove. Shihemi shume shpejte. Ju dua shuuuume! 🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

A photo posted by DUA LIPA (@dualipa) on