Tuna harron Cozmanin dhe Yllin, ja në krahët e kujt shfaqet (FOTO)

Showbiz July 27, 2016 - 18:52

Edhe pse së fundmi Tuna nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, datat e koncerteve të saj për sezonin veror kanë qenë të gjitha të zëna. Kjo konfirmohet teksa shohim në llogaritë e saj në rrjete sociale, ku Tuna shpesh lajmëron koncertin e radhës apo poston fotografi nga atmosfera për të gjithë ndjekësit e saj.

Por siç edhe e dimë, këngëtarja seksi nuk komentohet vetëm për karrierën e saj muzikore dhe look-un që e ka gjithnjë të kuruar, por edhe për historitë e saj të dashurisë. Ka bërë jo pak bujë ndarja e saj nga reperi Cozman, me të cilin Tuna ndau një marrëdhënie relativisht të gjatë. Megjithatë, siç edhe thuhet, duket se koha shëron gjithçka dhe këngëtarja, mesa duket, është gati për një tjetër histori.

Ajo vetë nuk ka preferuar të komentojë gjatë dhe as të shfaqet tërësisht, mirëpo vetëm para pak minutash në Snapchat ka publikuar një foto ku vihet re e shoqëruar nga një mashkull teksa udhëton me makinë. Duke dashur të mos zbulojë personin në krahë, ajo ka vendosur një “sticker” (ngjitëse) me mbishkrimin “hot” në fytyrën e djalit.

Mbetet për t’u përmendur edhe fakti se Tuna vazhdimisht është parë në shoqërinë e këngëtarit Ylli Lamani, i cili është vite më i ri se këngëtarja dhe është aluduar madje për një histori të mundshme dashurie mes tyre.Pra, një djalë “hot”, udhëtime me makinë, imazh i kuruar i këngëtares… të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se disa zemra janë në ajër. Megjithatë, derisa Tuna ta rrëfejë vetë këtë pjesë të jetës së saj, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që ajo të ndihet e lumtur e në shoqëri të mirë.

Image