Ende s’ka bileta për koncertin e Dua Lipës, kjo është arsyeja

Showbiz July 27, 2016 - 16:31

Ishin paralajmëruar që biletet për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë, të dalin në shitje nga data 25 korrik, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Organizatorët kanë njoftuar se për shkaqe që biletat të kenë siguri maksimale, është shtyrë edhe shitja e tyre.

“Po kujdesemi intensivisht qe biletat te kene siguri maksimale. Per shkak qe secila prej tyre duhet te paiset me numer serik perkates, do te na duhet edhe pak kohe deri sa ato te behen tuajat”,  thuhet në njoftim.

Sipas organizatorëve, biletat dalin ne shitje diten e shtunë më 30 korrik në të gjitha pikat e caktuara.

Tashmë është bërë e ditur se biletat për koncertin e parë të Dua Lipës në Prishtinë do të ndahen në dy gategori, të cilat do të kushtojnë 10 dhe 15 euro.