E akuzojnë se ka operuar vithet

Showbiz July 27, 2016 - 08:44

Gjatë vikendit të fundit, këngëtarja e popullarizuar Iggy Azalea ka postuar një foto të vitheve të saj të bujshme, vetëm disa orë pas një fotoje “selfie” me kirurgun plastik të saj të preferuar Dr. Ahkan Ghavami.

Kur ajo sinqerisht kishte folur rreth asaj se si Ghavami i ka dhuruar “gjinj fantastikë natyralë” dhe ka kryer tërheqjen e lëkurës së fytyrës, përcjellësit e saj në “Instagram” kanë filluar të spekulojnë nëse vithet e saj janë vërtetë natyrale, përcjell "Zeri.info".

Komentet si “Hmmmm, kam menduar se këto vithe ishin të vërteta” të një përdoruesi e deri te “njeri, kjo është neveritëse, sepse këto vithe janë të rrejshme ndërsa ajo dëshiron të duken si të tilla”, kishin vërshuar llogarinë e saj në “Instagram”.

LEXO EDHE: Ia plas vajit në skenë para fansave

Por Iggy as që është brengosur për këtë, pasi foton e saj provokuese e kanë pëlqyer mbi 170 mijë persona, ndërsa në mesin e shumë komenteve pozitive, ishte edhe ai ku thuhej: “kujt i intereson nëse janë fals, pasi vithet e saj duken super”.

Duke marrë parasysh faktin se vetë këngëtarja në të kaluarën e ka pranuar se ka rritur buzët dhe gjinjtë, padyshim se do ta pranoj edhe rritjen e vitheve nëse kjo vërtet ka ndodhur, pasi ajo asnjëherë nuk ka pasur ndonjë kompleks në lidhje me këtë. /ZËRI/