E përdornim paracetamolin por rrallë kush e din çfarë na bën!

Shëndetësi November 06, 2018 - 23:06
Lexo tjera detaje

Në një sondazh të zhvilluar në Universitetin “Ohio State” të SHBA-ve ishte raportuar se grupi i cili përdor paracetamol është prekur më pak nga fotografitë dhe pamjet e egra.

Pas kësaj akademikët e Departamentit të Fiziologjisë nga Fakulteti i Mjekësisë realizuan një hulumtim me temën “Ndikimi i paracetamolit mbi empatinë”.

Në kuadër të kësaj hulumtuesit turq gjatë 12 ditëve kanë punuar me minjtë të cilët janë përcaktuar si kafshë eksperimentale në një mekanizëm të quajtur “mekanizmi i empatisë”, i cili përdoret edhe nga shkencëtarët e Universitetit “Kwansei Gakuin” në Japoni.

Me këtë rast disave prej minjve të cilët mësohen të shpëtojnë miun tjetër që është duke u mbytur në pjesën e mekanizmit të mbushur me ujë duke e hapur derën e tij, u jepet paracetamoli që përdoret në ilaçet për qetësim të dhimbjeve dhe uljen e temperaturës.

Kafshët nga grupi që nuk kanë marrë paracetamol e kanë shpëtuar menjëherë miun që ishte duke u mbytur ndërsa te të tjerët të cilët kanë marrë paracetamol në një dozë të vogël apo të mesme, është rritur koha e shpëtimit të miut që ishte duke u mbytur.

Ndërsa minjtë të cilët kanë marrë dozë të lartë të paracetamolit nuk kanë reaguar ndaj kafshëve apo minjve eksperimentalë që ishin duke u mbytur, duke mos e hapur derën për t’i shpëtuar ata.

Akademikja nga Departamenti i Fiziologjisë nga universiteti turk, Nazan Uysal Harzadën në një prononcim për Anadolu Agency tha se paracetamoli ka ndikuar në nivelin e empatisë dhe se grupi që nuk e kishte marrë këtë substancë e kishte hapur derën e “mekanizmit të empatisë” për një minutë.