Shkenca thotë se këngët festive të fundvitit janë të dëmshme për shëndetin mendor

Shëndetësi October 17, 2018 - 12:24
Lexo detajet!

Festat e fundvitit thuajse kanë arritur dhe me të vërtetë se janë të pashmangshme.

Pavarësisht se ku shkoni, ju duket se disa prej këtyre këngëve klasike përsëriten gjithmonë, transmeton Telegrafi.

Këtë perceptim e ka dëshmuar edhe kompania ‘Spotify’, ku ka raportuar se dëgjimi i muzikës arrin majat gjatë dy muajve të fundit të vitit.

Kënga e Michael Buble “Have Yourself a Merry Little Christmas” dhe ajo e Bing Crosbyt “White Christmas” janë në top listën e këngëve më të dëgjuara në fundvit.

Sidoqoftë, përsëritja e shpeshtë e këngëve të fundvitit mund të ketë ndikim psikologjik.

Fillimisht, këngët festive mund të nxisin nostalgji dhe t’ju fusin në disponimin e festave të fundvitit, por dëgjimi i këngës “Jingle Bells” me miliona herë mund të shpijë në bezdi, mërzi, madje edhe në stres.

Kjo për shkak se truri mësohet me këtë këngë dhe pastaj nxitë vetëm reagime negative.

Madje, nëse veçse jeni brengosur për punën, paratë apo për takimin me familjarët gjatë festave të fundvitit, dëgjimi i vazhdueshëm i ritmeve të gëzueshme mund t’jua forcojë stresin në vend se t’jua lehtësojë. /Telegrafi/