Ja si mund t'i hiqni aknet vetëm me ujë dhe kripë

Shëndetësi October 16, 2018 - 15:37

Kripa në mënyrë natyrale e pastron lëkurën.

Ajo jo vetëm që i pastron poret, por edhe i than aknet. Notimi në ujë deti të kripur është një trajtim i mirë për aknet, por meqë në det nuk shkojmë dot gjatë gjithë vitit po ju japim një maskë që mund ta përgatisim në kushte shtepie, transmeton shije.al

Përbërësit:

1 gotë ujë

5 lugë kafe kripë

Përgatitja:

Kombinoni ujin me kripën dhe e trazoni herë pas here, derisa të krijohet një pastë e trashë. E lini të qendrojë 7-8 minuta dhe më pas e vendosni në fytyrë.

Pas 20 minutash shpëlani fytyrën me ujë të vakët, të bollshëm