Historia familjare, pse është e nevojshme kur bëhet fjalë për shëndetin?

Shëndetësi October 09, 2018 - 13:15
DETAJET

Shëndeti dhe sëmundjet tek njeriu janë shpesh të lidhura me një histori familjare. Aspekti gjenetik në njërën anë dhe stili i jetesës së familjes në anën tjetër, mund të kenë ndikim kyç në shfaqjen e çrregullimeve të ndryshme të shëndetit, shkruan webmd, transmeton zeri.info.

Çrrregullimet më të shpeshta të cilat shfaqen dhe të cilat në prapavijë mund të kenë një histori familjarë janë tipa të ndryshëm të kancerëve, diabeti, astma, demenca, kolesteroli i lartë, obeziteti, artriti, depresioni e shtypja e lartë e gjakut.

Dhe, nëse një anëtar i familjes vuan apo ka vdekur prej njërës prej këtyre sëmundjeve dhe na duhet të shkojmë tek mjeku për çfarëdo arsye, atëherë është mirë t’i tregohet mjekut detaje lidhur me sëmundjen e të afërmit, moshën e stilin e jetesës./ZERI