Dhimbja e kokës, çfarë duhet të hani dhe çfarë jo

Shëndetësi September 13, 2018 - 18:31
Lexo detajet

Kush vuan shpesh nga dhimbja e kokës duhet t’i kushtojë vëmendje dhe asaj që konsumon, ushqimeve që ndihmojnë në lehtësimin e saj dhe duhet të dinë dhe ato që ndikojnë për keq.

Faji apo merita, varet nga këndvështrimi, i takon substancave që janë në mënyrë natyrale tek ushqimet, që janë në gjendje të lirojnë apo ngushtojnë enët e gjakut, duke shkaktuar presion të ndryshëm dhe ndjesinë e dhimbjes.

Ja çfarë duhet të hani dhe çfarë jo!

1. Kafe- Gjithashtu një aleate shumë e mirë për të lehtësuar dhimbjet e kokës. Lejohen 3-5 filxhanë në ditë.

2. Çokollatë- Lajm i mirë se kakao lehtëson dhimbjen e kokës. Mos harroni, çokollata e zezë është më mirë.

3. Supë- Ju ndihmon mjaft për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, por pa aditivë.

4. Sallamë- Sa më pak të jetë e mundur pasi përmbajnë nitrite dhe nitrate që rrisin rrezikun e dhimbjes së kokës.

5. Konsumoni djath- Por me kushtin që të mos jetë i staxhionuar.

6. Evitoni pijet alkoolike- Ato rrisin fluksin e gjakut në tru dhe toksinat e alkoolit favorizojnë dhimbjen e kokës. /Tch