Kjo është arsyeja përse duhet të hani feferona

Shëndetësi September 13, 2018 - 09:55
Ja nga cila sëmundje ju mbrojnë feferonat

Feferonat djegës mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës, këtë shkencëtarët e zbuluan për revistën mjekësore gjermane “Aerzte – Zeitung”, kurse një grup i farmalogëve amerikanë pretendojnë se përbërësi kapsaicinë në feferona ka efekt antikancer edhe për tumoret e pankreasit, transmeton "Zeri.info".

Studimet kanë treguar se kapsaicina, përbërësi që i jep feferonave djegësinë karakteristike shkakton vdekjen e programuar qelizore, (apoptosis), të qelizave kancerogjene të prostatës dhe të pankreasit.

Shkencëtarët amerikanë kanë injektuar kapsaicinë në minj me kancer të prostatës, e cila në mënyrë efektive ka sulmuar qelizat kancerogjene, pas së cilës ka rezultuar në vdekjen e qelizave të kancerit dhe me reduktimin e ndjeshëm të madhësisë së tumorit. /ZËRI/