Kirurgu nga Spitalit Amerikan zbulon gjithçka çfarë nuk keni ditur për kancerin

Shëndetësi August 15, 2018 - 17:51
Lexo detajet

Diagnostikimi i kancerit nuk është gjithmonë i lehtë; jo të gjitha llojet e kancerit mund të shfaqin shenja dhe simptoma që në fillim, por mund të shfaqen më vonë kur kanceri ka avancuar.

Megjithatë, rritja e ndërgjegjësimit për shenjat dhe simptomat, si dhe rëndësia e trajtimit në kohë, ka treguar se ka përmirësime në mbijetesën nga kanceri. Prandaj zbulimi sa më herët i kancerit pothuajse gjithmonë e bën më të lehtë trajtimin.

Mikdat Bozer, kirurg i përgjithshëm në Spitalin Amerikan në një intervistë dhënë për Radio Prishtina zbulon mënyrat se si duhet t’i paraprijmë çdo sëmundje të mundshme që mund të na shfaqet.

Cila është mënyra më e mirë që t’i paraprijmë çdo problemi të mundshëm që mund të na shfaqet?  

Mikdat Bozer: Diaknostifikimi i hershëm i kancerit është shumë me rëndësi. Njerëzit duhet ta përcjellin vetën çdo herë në çdo moshë dhe të vizitojnë mjekun për vizita të përhershme. Nuk ka asnjë teknik të tillë që mund të na tregojë çdo lloj të kancerit. Në bazë të moshës dhe gjinisë janë disa analiza dhe vizita që duhet të bëhen paraprakisht, Këto mund të bëhen nëpërmjet mjekut dhe spitaleve. Por për parandalimin e kancerit. gjëja e parë që duhet të bëjë një person duhet të mos pijë duhan, të rrijë larg alkoolit sa është e mundshëm. Duhet të rrijë larg ushqimeve kancerogjeneve, si psh. Qebapët si dhe ushqimet tjera që piqen në zjarr dhe duhet të mos ketë shumë peshë, sepse edhe pesha e ka rrezikun e vet që na shtyn drejt kancerit. Femrat nuk duhet të pijnë ilaqe hormonale pa nevojë. Përveç këtyre gjërave edhe nëse nuk konsumon cigare, edhe nëse nuk konsumon alkool, e bartin rrezikun që mund të ju vihet kanceri. Aresyja e ksaj është në bazë të gjenetikës të cilën e ka trashëguar.

Sa shpejt mund të zhvillohet kanceri?

Mikdat Bozer: Shumica e njerëzve vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës dhe një e treta vdesin nga sëmundjet e kancerit. Si mund të sjell kanceri deri në vdekje? Vendndoshja e tij rritet pas një kohë dhe formohet një ind dhe kur të vij tek ajo fazë vjen deri tek vdekja.

Personi që ka kancer a duhet patjetër të operohet atëherë kur të zbulohet?

Mikdat Bozer: Janë katër mënyra. E para është operacioni mandej si zgjidhje e dytë është kimioterapia e treta radioterapia si dhe e katërta është e sistemit imunitar e cila është pak më ndryshe. 

Për më shumë ndiqeni intervistën në  linkun e mëposhtëm. /Zëri