Helmimet nga alkooli me ngjyrë, ekspertët tregojnë dëmin e pijeve të falsifikuara

Shëndetësi July 25, 2018 - 16:53
Lexo detajet

Gjatë viteve ‘90 shqiptarët konsumonin pije alkoolike në përbërje të të cilave kishte elementë të rrezikshëm për jetën si metanol….

Fenomeni vazhdon, edhe pse falsifikuesit kanë ndryshuar llojin e alkoolit.

Në Shkodër pak javë më parë u sekuestrua një punishte që prodhonte pije alkolike të markave të njohura.

Prodhimet e këtyre bodrumeve përfundojnë në tavolinat tona, koktejlet në lokalet e natës.

Specialisti për kontrollin e ushqimeve Profesor Doktor Kapllan Sulaj vë theksin në pijet e prodhuara ilegalisht.

“Kontrabandistët që prodhojnë ilegalisht, nuk tregojnë sasinë reale të alkoolit në pije dhe ti nuk e di se ça alkooli pi”, thotë doktor Sulaj.

Një problem tjetër janë ngjyruesit e palicensuar. “Janë kancerogjene, nëse nuk përdoren sipas rregullave të caktuara nga BE-ja”, thotë ai.

Ndër 10 shkaqet kryesore të sëmundshmërisë në rang gobal, alkooli zë vendin e 3 pas duhanit dhe hipertensionit.

Mjeku toksikolog Zihni Sulaj flet për përmasat që ka përdorimi i alkoolit referuar shërbimit që ai drejton prej vitesh.

“40 % e atyre që trajtohen tek ne kanë probleme të ndryshme me alkoolin”, thotë Sulaj.

Profesor Sulaj thekson që ndëshkueshmëria me gjoba duhet të jetë hallka e fundit ndërsa duhet të ketë një strategji për kontrollin dhe tregtimin e alkoolit./TCh