Njihuni me dhjetë arsyet përse duhet të hani çokollatë të zezë

Shëndetësi July 14, 2018 - 18:11
Lexo detajet

Në disa dieta, çokollata e zezë është konsideruar si një ushqim me përmbajtje të lartë kalorike, ndaj është përjashtuar prej tyre. Megjithatë, kjo çokollatë që ka në përmbajtjen e saj 70% kakao, mund ta ndihmojë vërtët mirëqenien e njeriut.

Dhe merita për këtë gjë është kryesisht prania e flavonoideve, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm, që ndihmojnë optimalisht funksionimin e mëlçisë, sistemin imunitar, kapilarët dhe gjithashtu kontribuojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve, të tilla si kardiovaskulare dhe inflamatore.

Ajo ka një aromë të forte, që është shumë e vështirë për t’i rezistuar.

Gjithashtu kjo çokollatë përmban një sasi të mirë të fibrave (3.2 gr për 40 gr), karbohidrate, sheqerna, proteina dhe është më pak kalorike sesa qumështi.

Një detaj tjetër i mirë është dhe sasia relative e magnezit, kaliumit dhe fosforit. Por përtej vlerave ushqyese, ju s’duhet të hiqni dorë nga shija e një cope çokollate, pasi ka edhe disa të mira të tjera.

Ja cilat janë 10 prej tyre:

Qarkullimi i gjakut
Kjo çokollatë posedon veti antikogagulante, që i vjen në ndihmë përmirësimit të qarkullimit të gjakut. Pra është pothuajse si një ilaç.

Aleat i zemrës
Të hash çokollatë të zezë të ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, tensionin e gjakut dhe si pasoj ul rrezikun për një sëmundje zemre në të ardhmen.

Sëmundjet kardiovaskulare
Sidomos për gratë, konusmimi i 45 gram çokollate të zezë në harkun kohor të 1 jave, zvogëlon shanset për vuajtjen e ndonjë sëmundjeje kardiovaskulare

Përmirëson shikimin
Duke qenë se është një ushqim që përmirëson qarkullimin e gjakut për në tru, çokollata e zezë është efikase edhe për qarkullimin e gjakut drejt retinës, duke përmirësuar kështu shikimin.

Nxit rritjen e ngopjes
Përmban shumë fibra dhe për këtë arsye ul dëshirën për të ngrënë ushqime të tjera. Kështu, shmang shtimin në peshë.

Rrit përqendrimin dhe të mësuarin
Gjithnjë falë qarkullimit të gjakut në tru, është e dobishme për t’iu mbajtur zgjuar dhe më aktivë. Çokollata e zezë të lehtëson edhe të mësuarin.

Diabeti
E gjitha për t’u verifikuar, por për shkak se vlerat e tij rrisin rezistencën e insulinës, çokollata e zezë mund të ndihmojë në luftën kundër diabetit, me kusht që të konsumohet në sasi të duhura, pa e tepruar.

Mik i lëkurës
Falë flavonoidit, antioksidanti që ka aftësinë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV, çokollata, me përmbajtje 70% të kakaos, është gjithashtu një aleat i mirë për lëkurën.

Redukton kollën
Ndër komponentët e çokollatës, është një i quajtur teobromina, i cili vepron mbi vagus, nervin e kafkës që shkakton kollë, duke  e ulur atë.

Ngre moralin
Kjo është sigurisht “e mira” më e famshme. Kur një person është në depresion, i dekurajuar apo i stresuar, nuk ka gjë më të mirë se një copë çokollate e zezë për t’u ndjerë më mirë. /shije