Shëndetësi

Shafrani dhe përfitimet e pazëvendësueshme shëndetësore të tij

Shafrani dhe përfitimet e pazëvendësueshme shëndetësore të tij
05 korrik 2018 • 19 : 43

Lexo detajet

Shafrani i Indisë është një nga bimët më të hulumtuara sot në botë. Në fakt, komponentët e tij medicinale dhe përbërësit kanë qenë subjekt i së paku 5600 studimeve biomjekësore dhe rishikohen vazhdimisht.

Sipas shumë studimeve, shafrani krahasohet me një numër të madh të barnave farmaceutike për trajtimin e kushteve të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e syve, kolesterolit, depresionit, sëmundjet e zemrës, dhimbjet dhe komplikimet inflamatore, transmeton lajmi.net

Dhe sipas këtyre studimeve, shafrani i Indisë del të jetë shumë më efektiv për shërimin e tyre.

Pse është kaq efektiv dhe i shëndetshëm?

Shumica e studiuesve atributet e shafranit të Indisë ia japin vetive të tij të fuqishme anti-inflamatore.

1. Neutralizon inflamacionin dhe shkatërron radikalet e lira në trup.

2. Ndalon trupin për të gjeneruar kimikatet që shkaktojnë inflamacionin.

Shafrani i Indisë, lufton në të njëjtën kohë këta dy mekanizma.

Efektet shëndetësore të tij bëjnë mrekulli edhe për dhimbjet, artritit dhe rritjen e sistemit imunitar e gjithashtu funksionojnë si antioksidantë.

Për çudi, shafrani i Indisë ka rezultuar i suksesshëm edhe në trajtimin e sëmundjeve mendore të tilla si stresi e depresioni e gjithashtu ka ndihmuar me sëmundjet e zemrës.

© zëri.info