Shëndetësi

Pesë zakone të përditshme që ndikojnë në plakjen e shpejtë

Pesë zakone të përditshme që ndikojnë në plakjen e shpejtë
05 korrik 2018 • 16 : 38

Mungesa e lëvizjes dhe stërvitjes kontribuon në plakjen më të shpejtë. Megjithatë, ka një sërë aktivitetesh të përditshme që mund të përshpejtojnë plakjen në mënyrë të dukshme dhe të padukshme.

Këto pesë zakone përshpejtojnë procesin e plakjes, kështu që ju duhet patjetër të përpiqeni t’i shmangni ato, transmeton KosovaPress.

1. Jeta “në ngërç” Nëse jeni të zemëruar, të shqetësuar dhe të pakënaqur gjatë gjithë kohës – kjo ndikon në çdo aspekt të paraqitjes tuaj.

Një studim i publikuar para disa vitesh kombinon sekretimin e kortizolit, hormon i stresit, me plakjen. Kur hormonet janë jashtë balancës nën ndikimin e stresit kronik, ajo mund të përshpejtojë plakjen e qelizave dhe potencialisht të rrisë rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

2. Shmangia e shoqërimit

Aktiviteti fizik mund të na ndihmojë të qëndrojmë në formë në moshë të vjetër. Ekspertët, megjithatë, thonë se aktiviteti intelektual shpesh neglizhohet. Njerëzit që izolojnë veten janë më të prirë ndaj defekteve njohëse. Shoqërimi me njerëzit është një formë ushtrimi që ndihmon në stimulimin e trurit. “Jo vetëm stërvitja dhe ushqimi janë të rëndësishme, por edhe ambienti shoqëror në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm, kështu që duhet të mbetet shoqërisht i lidhur me bashkëmoshatarët dhe familjen”, thotë profesoresha Sarah Harper nga Universiteti i Oksfordit.

3. Largimi i yndyrës

Dieta jonë kërkon një sasi të caktuar të yndyrës. Për shëndetin e zemrës, acidet yndyrore omega-3 në peshqit yndyrorë dhe arra janë të rëndësishme. Acidet yndyrore omega-3 gjithashtu kontribuojnë në shëndetin e lëkurës dhe parandalimin e formimit të rrudhave, dhe më e rëndësishmja është se ato stimulojnë shëndetin e zemrës dhe të trurit.

4. Rënia vonë për të fjetur

Gjatë pushimit të natës, trupi largon qelizat e vdekura të trurit dhe gjakut, dhe pastron rrugët për sinapset e reja, kështu që qelizat e reja mund t’i zëvendësojnë ato. Dermatologët rekomandojnë një gjumë të mjaftueshëm, për të shmangur efektet e dëmshme të pagjumësisë, qarqet e zeza rreth syve, lëkurën e thatë dhe rrudhat më të thella. Rezultatet e një studimi të kohëve të fundit kanë sugjeruar se pagjumësia mund të rrisë rrezikun e sindromës metabolike dhe vdekjen e parakohshme.

5. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit mund të shkaktojë shenja të dukshme të plakjes, duke dëmtuar disa pjesë të trupit: mushkëritë, lëkurën, dhëmbët.

Edhe nëse nuk pini duhan, ekspozimi ndaj tymit të duhanit mund të ndikojë në plakje. Pirja e duhanit rrit nivelin e radikaleve të lira në lëkurë që shkatërrojnë molekulat.

© zëri.info