Duhet ta dini këtë nëse flini gjithmonë në krahë

Shëndetësi July 03, 2018 - 20:41

Fjetja në krahë është pozicioni më i zakonshëm i gjumit – 74% e njerëzve e bëjnë këtë.
Profesionistët ende argumentojnë rreth pozitës më të mirë të gjumit, pasi secila prej tyre ka efektet e mira dhe të këqija në shëndet.

Përfitimet e të fjeturit në krahë


- Parandalon dhimbjen e shpinës dhe qafës dhe e mban trupin në pozitën më natyrale të mundshme.

- Redukton gërhitjen. Duke fjetur në shpinë, ju bëni që gjuha juaj të shkojë në fund të fytit, duke shkaktuar gërhitje. Të flini në krahë mund ta parandaloni këtë.

- Përmirëson qarkullimin e gjakut, pasi trupi juaj është në pozicion perfekt.

Çfarë të bëni që ta përmirësoni kualitetin e gjumit


- Jastëku duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për ta mbajtur shpinën drejtë.

- Duhet ta mbushni hapësirën mes qafës dhe dyshekut për ta mbajtur kokën dhe qafën në pozitë neutrale, transmeton Gazeta Express.


- Nëse keni dhimbje në supe, vendoseni në jastëk përballë trupit dhe vendoseni krahun mbi të. Kjo do t’ju ndihmojë ta lehtësoni dhimbjen.

- Për ta parandaluar dhimbjen e ijëve, vendoseni një jastëk mes gjunjëve.

- Për të parandaluar varjen e gjinjve tuaj, vendoseni një jastëk të vogël nën ta, kështu që të mos zgjaten. Ose thjeshtë kthehuni në shpinë.