Alkooli gjatë shtatzënisë, shumë i rrezikshëm

Shëndetësi June 26, 2018 - 10:40
Lexoni më shumë detaje

Ekspertët i kanë këshilluar femrat të mos pinë alkool në tre muajt e parë të shtatzënisë, transmeton "Zeri.info".

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme se pirja e alkoolit mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e fëmijës së tyre, më shumë se gjysma e grave shtatzëna britanike, por edhe në vende të tjera, vazhdojnë të pinë alkool gjatë shtatzënisë.

LEXO EDHE: Si ta dini që keni gjetur të duhurin

Statistikat e fundit kanë treguar se 55 për qind e grave shtatzëna pinë alkool gjatë shtatzënisë, ndërsa sipas këtij studimi, nënat më të moshuara shtatzëna janë të prira më tepër për të pirë alkool gjatë periudhës së shtatzënisë, përcjell "Zëri".

Ekspertët kanë kërkuar nga nënat në pritje që të mos pinë alkool e sidomos në tre muajt e parë të shtatzënisë, ndërsa pas kësaj periudhe femrat shtatzëna nuk duhet të pinë më shumë se dy gota të vogla verë.

Por mjekët insistojnë se veprimi më i mirë është që gjatë shtatzënisë të mos konsumohet fare alkool. /ZËRI/