Këshilla për ata që vuajnë nga astma

Shëndetësi June 25, 2018 - 10:14
Këshilla

Astma është një sëmundje që mund t’i prekë si fëmijët, ashtu edhe të rriturit e që shkaktohet nga ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, transmeton "Zeri.info".

I sëmuri nuk ka ankesa për sa kohë nuk ndien ngushtim të rrugëve respiratore.

Sigurisht që të sëmurët me astmë duhet të qëndrojnë larg alergjentëve, infeksioneve, ndotjes së mjedisit ose tymit të duhanit.

Në këtë periudhë të virozave dhe të lëkundjeve të temperaturave rriten më shumë rastet e gripit dhe të ftohjeve, sepse këto sëmundje merren me anë të ajrit.

Ka raste kur njerëzit tregohen të pakujdesshëm, duke konsumuar cigare pranë të sëmurit me astmë, përcjell më tutje "Zëri".

Në raste të tilla i sëmuri nuk mund ta mbrojë veten, sepse me anë të cigares nxiten më shumë simptomat e astmës. Të sëmurët me astmë duhet të qëndrojnë larg alergjentëve, të cilët e shkaktojnë astmën. Nëse konsumon cigare duhet ta lërë menjëherë.

Gripi dhe ftohja janë infeksione që ngjiten me anë të ajrit, por te të sëmurët me astmë mund të shoqërohen me komplikacione më të rënda.

Nëse i sëmuri me astmë është prekur nga gripi duhet kuruar menjëherë.

Për t’i kontrolluar të sëmurët me astmë na vijnë në ndihmë edhe ilaçet.

Në rast të rëndimit të simptomave i sëmuri mund të shtrohet në spital dhe të kurohet me antibiotikë. /ZËRI/